Sedat Balkanlı

Sedat Balkanlı

Association-football-player · vdiq në moshën 44 vjeç

Profili

Moshavdiq në moshën 44 vjeç
Data e lindjes15 Janar 1965
Vendlindjaİstanbul
Vdiq29 Prill 2009
ProfesioniAssociation-football-player
Zodiac signCapricorn

Sedat Balkanlı — Biografia

Sedat Balkanlı (15 janar 1965, Stamboll – 29 prill 2009, Stamboll) ishte ish-futbollist turk i kombëtares, me prejardhje nga emigrantë shqiptarë. Ka luajtur te Gaziosmanpaşa, Konyaspor, Bursaspor, Galatasaray, Eskişehirspor dhe Fenerbahçe. Megjithëse luante në mbrojtje, me golat me kokë që shënonte në ndeshjet vendimtare fitoi nofkën “koka e artë”.

Në sezonin 1994–1995, me fanellën e Galatasaray-it, shënoi 9 gola, të gjithë me kokë. Më 28 prill 1993 veshi për herë të parë dhe të fundit fanellën e kombëtares A, në ndeshjen e grupit të kualifikueseve për Kupën e Botës FIFA 1994 kundër Norvegjisë, të luajtur në transfertë dhe të përfunduar me humbjen 3–1.

Sedat Balkanlı, i cili në vitin 1997 u prek nga sëmundja ALS, që haset një herë në një milion raste, e vazhdoi jetën i lidhur me aparat frymëmarrjeje, ndonëse mjekët i thanë se me këtë sëmundje nervore progresive e të pashërueshme mund të jetonte vetëm 2 vjet. Ai ndërroi jetë të mërkurën, më 29 prill 2009, në Spitalin Amerikan, ku ishte shtruar. U varros në varrezat Karlıtepe.

Komente (0)