Murtaja (The Plague) (përkthyer)
The Plague, me titullin origjinal La Peste, është një film dramë i vitit 1992, koproduksion argjentino-francezo-britanik. Filmi është shkruar dhe drejtuar nga Luis Puenzo, i adaptuar nga romani me të njëjtin titull i Albert Camus. Prodhimi është shfaqur në seksionin garues të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Venecias të edicionit të 49-të.
Në vend të Algjerisë së viteve 1940 nga romani, rrëfimi zhvendoset në qytetin e trilluar të Oranit në Amerikën e Jugut në vitet 1990. Në qytet rastet e murtajës fillojnë të shtohen; edhe pse autoritetet përpiqen ta fshehin epideminë, lajmi përhapet shpejt dhe ushtria vë qytetin në karantinë duke mbyllur hyrjet dhe daljet. Në qendër të rrëfimit është dr. Bernard Rieux, i cili lufton kundër sëmundjes.
Rolet kryesore ndahen mes William Hurt, Sandrine Bonnaire, Robert Duvall dhe Raul Julia; Jean-Marc Barr gjithashtu bën pjesë në kast në rolin e Jean Tarrou. Muzikën e filmit e ka komponuar Vangelis.
| Drejtor | Luis Puenzo |
|---|
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.


Komente (0)