Një aferë e vogël shtatori (Bi Küçük Eylül Meselesi) (përkthyer)
Bi Küçük Eylül Meselesi (A Small September Affair) është një dramë romantike që doli në kinema më 14 shkurt 2014, në Ditën e Shën Valentinit. Filmin e shkroi dhe e drejtoi Kerem Deren; prodhimi është i Ay Yapım, prodhues ishte Kerem Çatay. Shpërndarjen e bëri Warner Bros. Zgjat 106 minuta. Muzikën e filmit e përgatiti Toygar Işıklı, kurse operatori Gökhan Tiryaki dha kontribut edhe në skenar. Kënga që Nil Karaibrahimgil e këndoi për filmin qëndroi gjatë në krye të listave dhe klipi i saj u pa 55 milionë herë në YouTube. Filmi mori çmimin për Muzikën Origjinale më të Mirë në Festivalin e 25-të Ndërkombëtar të Filmit të Ankarasë.
Historia nis me Eylülin, të bukur, të gëzuar dhe argëtuese, që ka gjithçka që dëshiron në jetë. Për shkak të një ngjarjeje që i ndodh një ditë, harron muajin e fundit të jetës së saj. Edhe pse familja dhe miqtë i thonë se gjithçka është në rregull, Eylül e ndjen se diçka ka shkuar keq dhe shkon pas muajit që nuk e kujton, në Bozcaada. Në ishull e pret një burrë i çrregullt dhe i çuditshëm që nuk e kishte parë kurrë më parë: Tekin i thotë: "Ti këtu, në këtë ishull, u dashurove me mua".
Eylülin e luan Farah Zeynep Abdullah, Tekinin Engin Akyürek. Në ekip janë edhe Ceren Moray (Berrak), Onur Tuna (Atıl), Ege Aydan (babai i Eylülit), Engin Benli (mjeku i Eylülit) dhe Hüseyin Pehlivan (Sübye Mehmet).
| Drejtor | Kerem Deren |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | Ay Yapım |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.


Komente