Haunting 2: Mallkimi (Musallat 2: Lanet) (përkthyer)
Musallat 2: Lanet është një film horror turk që doli në kinema më 2 dhjetor 2011. Regjia dhe skenari i përkasin Alper Mestçit. Filmi është vazhdim i filmit të parë Musallat të vitit 2007, që tregon se si një qenie nga botë të tjera e pushton një çift. Prodhimi, që zgjat rreth 110 minuta, është parë në kinematë e Turqisë nga 513 mijë e 593 vetë.
Në qendër të historisë është mësuesja Elif. Kujtesa njerëzore nuk e kujton dot kohën para moshës dy vjeç; kurse jeta e Elifit shndërrohet në ankth pikërisht për shkak të problemeve që shtrihen në këtë periudhë të errët. Burimi i problemeve që i vijnë është një gabim i madh nga e kaluara e saj dhe lidhet me një magji të mallkuar pa kthim. Elif detyrohet të përballet me këtë periudhë të panjohur të fëmijërisë. Elifin e luan Türkü Turan, e njohur nga filmi i çmuar Kosmos i Reha Erdemit; e shoqërojnë Tülay Bursa, Selim Gürata dhe Zeliha Güney.
Procesi i përgatitjes së prodhimit ka zgjatur gjashtë muaj. Xhirimet janë bërë në fshatrat İhsaniye e Sansarak të İznikut dhe në Stamboll. Ekipi i filmit, që pritej të spikaste me hollësi teknike si efektet vizuale, drejtimi artistik dhe grimi plastik, gjatë përgatitjes është takuar edhe me njerëz që merren me magji në qyteza të ndryshme të Anadollit. Filmi synon edhe ta vërë në pikëpyetje fenomenin e magjisë me skenat e tij të diskutueshme.
| Regjisor | Alper Mestçi |
|---|
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
Kast
Türkü Turan
Tülay Bursa
Başay Okay
Selim Gürata
Koray Şahinbaş
Zeliha Güney
Nurcan Aktas
Veysi Alışkan
Saliha Iplikci
Meral Koro
Sinem Ocalir
Taliha Sonag
Oktay Tosun
Ahmet Ögren
Ozan Ögüt









Komente