Përbindëshat e rinj (I nuovi mostri) (përkthyer)
I nuovi mostri (“përbindëshat e rinj”) është një film italian i vitit 1977. Prodhimi, i njohur në versionin anglisht me titullin Viva l'Italia!, është një komedi antologjike që e ka prejardhjen nga tradita e kinemasë italiane “commedia all'italiana” dhe që bashkon komedinë me dramën. Filmi përbëhet nga katërmbëdhjetë episode ndërmjet të cilëve nuk ka lidhje subjekti dhe zgjat rreth 115 minuta. Është konceptuar si një satirë që godet kushtet shoqërore të Italisë së viteve 1970.
Filmin e kanë xhiruar së bashku tre regjisorë: Dino Risi, Ettore Scola dhe Mario Monicelli. Skenari mban firmën e Agenore Incrocci, Furio Scarpelli dhe Bernardino Zapponi. Në episode marrin pjesë aktorë të njohur italianë të kohës, kryesisht Vittorio Gassman, Ornella Muti, Ugo Tognazzi dhe Alberto Sordi; në kast janë edhe Eros Pagni, Luigi Diberti, Paolo Baroni, Margherita Horowitz, Yorgos Voyagis, Carla Mancini, Gianfranco Barra, Vittorio Zarfati dhe Luciano Bonanni.
I nuovi mostri është vazhdimi i filmit I mostri të vitit 1963 të Dino Risit; seria vazhdoi në vitin 2009 me I mostri oggi. Filmi, duke përfaqësuar Italinë, u nominua për Oscar në kategorinë e Filmit më të Mirë të Huaj në Çmimet e 51-ta të Akademisë. Numri i episodeve, që në versionin origjinal është katërmbëdhjetë, në disa versione është dymbëdhjetë.
| Drejtor | Mario Monicelli, Dino Risi, Ettore Scola |
|---|
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
Kast
Renditen vetëm aktorët që kanë profil në këtë faqe.
Komente