Evlija Çelebiu dhe uji i pavdekësisë (Evliya Çelebi ve Ölümsüzlük Suyu) (përkthyer)
Evliya Çelebi ve Ölümsüzlük Suyu është një film animacioni turk me regji të Serkan Zelzele, i cili ka qenë gjithashtu mbikëqyrësi i efekteve vizuale të filmit Fetih 1453. Në këtë prodhim komiko-fantastik, i frymëzuar nga emri i udhëtarit osman të shekullit të 17-të Evliya Çelebi, u njoftua në vitin 2012 se udhëtarin e famshëm do ta dublonte Haluk Bilginer, ndërsa filmi doli në kinema më 14 nëntor 2014. Muzika e filmit, e kompozuar nga artisti i operas Rahman Altın, shoqërohet nga një ekip dublimi ku marrin pjesë edhe Ahmet Kural, Murat Cemcir dhe Sevinç Erbulak.
Filmi, i cili në kinematë e Turqisë arriti 51 mijë e 129 shikues, tërhoqi vëmendjen me riinterpretimin e një figure historike nëpërmjet animacionit dhe gjuhës së humorit.



Komente (0)