Me fat (Lucky) (përkthyer)
Fortunata është një film dramatik italian i vitit 2017, i drejtuar nga Sergio Castellitto dhe i shkruar së bashku me Margaret Mazzantini. Filmi tregon historinë e një gruaje të re që përpiqet ta rindërtojë jetën e saj pas një martese të vështirë. Fortunata, e cila merr forcë nga vajza e saj e vogël, ëndërron të hapë salonin e vet të flokëve dhe përpiqet të qëndrojë në këmbë dhe ta kapë lumturinë pavarësisht pengesave që i shfaqen përpara.
Krah Jasmine Trinca në rolin kryesor, në kast përfshihen emra si Stefano Accorsi, Alessandro Borghi dhe Hanna Schygulla. Filmi garoi në seksionin Un Certain Regard të Festivalit të Filmit në Cannes 2017, dhe Jasmine Trinca fitoi aty Çmimin e Jurise Un Certain Regard për Aktoren më të Mirë për performancën e saj.
| Drejtor | Sergio Castellitto |
|---|
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
Komente (0)