Hakan Şükür

Hakan Şükür

Association-football-player · 54 vjeç

Profili

Mosha54 vjeç
Data e lindjes1 Shtator 1971
VendlindjaAdapazarı
ProfesioniAssociation-football-player, Politician
Height1.91 m
Zodiac signVirgo

Hakan Şükür — Biografia

Hakan Şükür (lindur më 1 shtator 1971) ish-futbollist i Kombëtares turke me origjinë shqiptare i cili ka luajtur në pozicionin e sulmuesit. Pjesën më të madhe të karrierës e kaloi me klubin Galatasaray, duke fituar tre herë çmimin Gol Kralı (Mbreti i golit, titull që i jepet çdo vit golashënuesit më të mirë të Süper Lig), dhe duke fituar në total 14 çmime të rëndësishme me klubin.

Şükür përfaqësoi Turqinë në 112 ndeshje, duke shënuar 51 gola, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit turk dhe të 19-in në botë. Si një prej sulmuesve më produktivë të epokës moderne, ai shënoi 383 gola gjatë karrierës së tij në klube, si dhe shënoi golin më të shpejtë të rezliuar ndonjëherë në një ndeshje Botërori, në edicionin e vitit 2002. U tërhoq nga futbolli në vitin 2008. Shukur i cili mbante nofkën "Demi i Bosforit", vlerësohej për aftësitë e tij udhëheqëse.

Komente (0)